Ambasadori amerikan viziton Gjakovën dhe Junikun

0
20

Ambasadori amerikan, Greg Delawie do të vizitojë komunat e Gjakovës dhe Junikut, për të parë nga afër ndikimin e investimeve të SHBA-ve në zonë.

Ai do të takohet me Ardian Gjinin, kryetar i Gjakovës dhe do të marrë pjesë në përurimin e Makerspace-it të ri në gjimnazin “Hajdar Dushi”, si dhe do të vizitojë pemishtet e vishnjeve dhe shikimi i rritjes së mundshme të kultivimit të pemëve në rajonin e Dukagjinit.

Sipas njoftimit, vizitat janë një mundësi për të takuar përfituesit e USAID-it dhe për të parë nga afër ndikimin e investimeve të SHBA-ve në zonë.

Në mënyrë specifike, aktiviteti i USAID-it “Përkrahja Pas Mësimit për Tinejxherët” dhe programi i USAID-it “Mundësitë Rurale dhe Bujqësia për Rritje” janë shumë aktive në rajon.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here