Anton Quni: Agim Ramadani dhe Sali Çekaj u vranë nga forcat serbe

0
191

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherësh deputet aktual i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka folur gjerësisht për Betejën e Koshares, gjatë një interviste në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.

Ai ka deklaruar se Agim Ramadani dhe Sali Çekaj u vranë nga forcat serbe.

“Përpos spekulimeve të ndryshme, kam parë tendenca që në listën e vrasjeve me motive politike ndonjëherë aty gjendet emri i Agimit (Ramadanit) dhe Sali Çekajt”, ka thënë Quni në T7.

“Mund të them me përgjegjësi të madhe, gjithnjë duke u bazuar në karakterin e tyre, aktivitetin e tyre, veprimtarinë e tyre, guximin, në dëshmitë e bashkëluftëtarëve që kanë qenë aty, dhe gjitha faktet relevante, që të dytë kanë ndërruar jetë në përballje me forcat e armikut”, është shprehur ai.

“Më 11 prill, pasi kemi marrë kazermën ushtarake të Serbisë, e kemi zbritur flamurin… në fakt, kjo ka ndodhur me 10 prill, e kemi zbritur flamurin serb, e kemi ngritur flamurin kombëtar”, ka treguar Quni.

“Atë natë e kemi kaluar në kazermë. Të nesërmen, sipas detyrave që i kemi pasur, Agimi e ka marrë drejtimin rrasa e Koshares, fshati Botushë. Unë e kisha për detyrë fshatin Koshare. Çekaj do të qëndronte në rrasën e Koshares, për të koordinuar lëvizjet e këmbësorisë me ato të artilerisë”, ka treguar ai.

“Po avanconim. Tani kaluam në avancim. Dhe ishim në komunikim të drejtpërdrejt”, ka treguar ai.

“Në një moment marr urdhër nga Sali Çekaj, thotë: Ndalo aty me forca, se Katana, Agim Ramadani, ka disa probleme në krahun e majtë. Qëndro aty…”, ka rrëfyer më tej Quni.

Ndiqeni rrëfimin e plotë të Anton Qunit në “Pressing”:

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here