Autostrada Kërçovë-Ohër, 150 milion euro më shumë nga vlera fillestare

0
35

Në shkurt të vitit 2014 kryeministri i atëhershëm Nikolla Gruevski me lopatë në dorë përuroi fillimin e punimeve për autostraden Kërçovë-Ohër.

Parlamenti votoi për marrjen e një kredie nga nje bankë kineze me emrin “Eximbank”. Kjo kredi kushtëzonte qeverinë që si realizues doemos të jetë një firmë kineze.

Pas shfaqjes së interesimit të dy firmave kineze, qeveria lidhi kontratë me firmën “Synohidro” me vlerë prej 373 milion euro.

Me fillimin e punimeve lindën problemet, dokumentacioni teknik ishte i vjetër më shumë se 20 vite dhe nuk ishte i projektuar sipas kushteve të terrenit. Shumë shtepi gjendeshin ne trasën e autostradës e shumë probleme tjera.

Nga 373 milion kjo autostrade do të shtrejtohet për 150 milion, të tjera që do të jenë barrë e rëndë për qytetarët, njofton Emisioni KOD.

Tashme për këte autostrade ka hapur procedim Prokuroria Speciale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here