BE kërkon kompensim për tarifat amerikane në çelik

0
23
Bashkimi Evropian është duke kërkuar kompensim nga Shtetet e Bashkuara për tarifat amerikane në çelik dhe alumin, pavarësisht deklaratave të Uashingtonit se BE-ja nuk është subjekt i rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë.

Bashkimi Evropian ka thënë se nuk e pranon justifikimin e “sigurisë kombëtare” në vënien e këtyre tarifave nga SHBA-ja, duke thënë se tarifat janë vënë vetëm për të mbrojtur industrinë amerikane.

“Pavarësisht arsyetimit të SHBA-së se këto masa janë vënë si masa për siguri kombëtare, ato në parim janë hapa për të siguruar industrinë”, është thënë në një deklaratë të BE-së.

Tarifa të tilla mund të vendosen në importet e produkteve të caktuara nëse industria e një shteti është në rrezik apo dëmtohet rëndë nga importet.

Në rastin e SHBA-së, kritikët e Trumpit kanë thënë se nuk ekziston një kërcënim i tillë.

Vendet e bllokut kanë thënë se dëshirojnë të konsultohen me SHBA-në sa më shpejt që është e mundur.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar muajin e kaluar për tarifat e reja për çelik dhe alumin.

Ky vendim ka nxitur deklarata nga Kina e cila ka thënë se do të hakmerret duke vendosur shtesa në importet amerikane në vlerë të 3 miliardë dollarëve, për produktet si, pemët, verërat dhe disa mallra tjerë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here