Deputeti i GDP’së shihet së bashku me zv.kryeministrin. Pse u takuan ata?

0
54

Deputeti i Grupit të Deputetëve të Pavarur (GDP), Dukagjin Gorani ka thënë se takimi që pati sot me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Dardan Gashi, kishte karakter miqësor dhe jo politik.

Në një prononcim të shkurtër dhënë Insajderit, deputeti Gorani ka deklaruar se zv/kryeministrin Gashi e ka mik.

“Jo [nuk ka prapavijë politike v.j]. Ishim për drekë. Z. Gashi e kam mik”, ka thënë Gorani për Gazetën Insajderi.

Gashi dhe Gorani janë takuar sot në Prishtinë pak orë para se të fillonte seanca e Kuvendit të Kosovës të hënën.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here