Dërgohen në Kuvend emrat e ri për Këshillin Shtetëror të Cilësisë

0
33
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur që është paraqitur lista prej nëntë anëtarëve të ri të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Arsimit në Agjencinë e Akreditimit të Kosovës.

Bytyqi deklaroi se pas procedurës dhe hapjes së konkursit, kanë aplikuar gjithësej 35 persona të cilët janë futur në një listë të ngushtë prej 16 personave, raporton lajmi.net.

“Menjëherë pas rekomandimeve të Kuvendit, unë si ministër kam thirr Komisionin për Hartimin e Udhëzimit Administrativ, dhe në këtë mbledhje ishin të pranishëm të gjithë akterët për formimin e një udhëzimi cilësor administrativ” deklaroi ai.

“Pas publikimit të konkursit kanë aplikuar 35 kandidatë të cilët janë futur në një listë të ngushtë prej 16 anëtarëve, pastaj janë emëruar nëntë anëtarë të këshillit të cilësisë, dhe nga këta nëntë profesionistë 50% janë femra dhe 50 % janë meshkuj” bëri të ditur Bytyqi.

Ministri Bytyqi kërkoi nga Kuvendi i Kosovës që të votohet kjo listë e anëtarëve të ri të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, duke shtuar që qëllimi kryesor i kësaj është që të funksionalizohet Agjencioni Kosovar i Akredimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here