“Donald Lu engjëlli mbrojtës i vendit tim, demokratët po bien në grackë” reagimi i ish- deputetes

0
31

Ish- deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda reagon në lidhje me përplasjet e fundit mes ish- kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Trump.
Ajo shkruan se sulmet ndaj ambasadorit, dhe për rrjedhojë edhe ndaj Amerikës të mbështetura edhe nga e (djathta) nuk janë asgjë gjë tjetër veçse një lojë e mazhorancës që po vendos në grackë edhe Partinë Demokratike.

Postim i Albina Dedes

Sulmi ndaj Ambasadorit te USA-Gracka qe po i serviret Opozites!

(Pershtypje)

Jam e tronditur nga nje sulm i sinkronizuar e i dirigjuar nga nje dore e zeze qe i behet ambasadorit amerikan ne Tirane.

Ky sulm nese do te vinte nga te majtet ne pushtet nuk do çuditesha.

Se jane pinjollet biologjike e ideologjike te ish byroisteve komuniste antiamerikane ata qe i prijne sot PS-se dhe shtetit.

Mirkuptoj edhe ndonje reagim militantesh qe padjallezisht leshojne klithma virtuale por nuk mund te mirkuptoj dhe as pranoj kurre qendrime a deklarime personalitetesh politike te PD-se te bien ne gracken e panevojshme te sulmeve kunder Ambasadorit te Amerikes jo vetem te fuqise me te madhe e me demokratike te globit por dhe mikut me te madh te kombit tone se paku prej kohes se Presidentit Ëillson.

Jane mijera shembuj por ndalem ne 3 prej tyre.

Kam pasasysh kontributin e Amb.amerikan Hug Grang e Bernshtajn ne perparimin e Shqiperise ne vitet’30.

Permallohem nga ajo qe ka bere USA ne rastin Kosoves.

Dhe si demokrate kujtoj me nostalgji momentet e paperseritshme te ndihmes direkte te Ambasadorit Rajerson per proceset demokratike ne vitet’90.

Personalisht jo vetem parimisht jam e bindur se SHBA-ve ne vendin tone jo vetem nuk ju intereson individi politik qe drejton ne politiken shqiptare dhe as kahet e tyre por nuk ndodh kurre qe te behen pale.

Eshte nje princip dominant ne rolin e veprimtarine diplomatike:

Interesat e SHBA-ve dhe progresit te proçeseve demokratike.

Keshtu qe e quaj jo vetem mediokritet por dhe gracke qe demokratet,njerezit qe per 50 vite u ndeshkuan pikerisht nga dashuria e lidhjet me SHBA-ne te bien ne te tilla prita.

Nese ndonje LLalle a perralle per te kamufluar veprimet e veta abuzive e korruptive synon te inskenoje e shpike histori e trillime me Ambasadorin e shtetit i cili eshte engjelli mbrojtes i kombit tim une me sinqeritet rezervoj per te vetem nje fjale:perbuzje. AD

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here