Donnarumma: E ardhmja ime në duart e agjentit

0
23

Gianluigi Donnarumma thotë se nuk e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij, teksa spekulimet se ai do të largohet nga Milani vazhdojnë të qarkullojnë.
Donnarumma vlerësohet si njëri prej portierëve më të mirë të rinj në botën e futbollit, pasi tashmë e ka zënë vendin e titullar të padiskutueshëm në Milan.

Megjithatë, agjenti i tij Mino Raiola ka sugjeruar vazhdimisht se Donnarumma do ta braktisë klubin këtë verë, me Milanin që është duke synuar ta transferojë Pepe Reinan nga Napoli si lojtar të lirë.

Dhe tani, vetë Donnarumma ka zbuluar se e ardhmja e tij është në duar të Raiolas, me Real Madridin dhe PSG-në që janë duke e vëzhguar situatën e tij.

“Tregu i transferimeve? S’di gjë unë”, ka thënë Donnarumma për Mediaset.

“Reina zëvendësuesi im? Nuk e di, ai është portier i madh dhe do të jetë konkurrencë e vështirë. Unë bëj gjithçka për këtë fanellë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here