FSK ka një lutje për qytetarët e Ferizajt

0
28

Foca e Sigurisë së Kosovës aktualisht po bën pastrimin dhe deminimin e hapësirave përreth parkut ”Liria” në Ferizaj.

Ky deminim po bëhet për shkak të mjeteve të dyshimta e të paeksploduara deri më sot, njofton Klan Kosova.

Në njoftimin e FSK-së, ku referim iu bëhet qytetarëve ferizajas thuhet që të kenë kujdes të shtuar gjatë ecjes afër zonës së parkut ”Liria”.

”Ju bëjmë me dije, se ju qytetarë të nderuar, duhet të ecni vetëm përgjatë shtigjeve për këmbësorë dhe assesi të kaloni nëpër zonat e shënjuara si zona të rrezikshme. Në të njëjtën kohë mos shqetësoheni nga ndonjë krisme apo eksplodim, sepse gjithçka është nën kontrolle të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, theksohet më tej në kumtesë

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here