Ish-drejtori i FBI thotë se Trumpi i sheh gratë si ‘mish’ dhe e krahason me lordët e mafias

0
26

Ish drejtori i FBI-së, James Comey, në një intervistë e ka akuzuar Donald Trump se është “moralisht i papërshtatshëm” për të qenë president ngaqë i trajton gratë si “mish”. Comey e ka botuar librin e tij të ri, të quajtur Besnikëria e Lartë [A Higher Loyalty], së fundi.

Comey më tej ka shtuar se Trumpin si “turpin” e secilit me të cilin ai ka punuar – sipas një interviste pesë-orëshe të lansuar nga ABC news.

Disa ditë më herët, presidenti Trump kishte thënë që Comey duhej të shkonte në burg për të bëmat e tij. Por, vetë Comey ka qenë i ashpër me presidentin, duke thënë që një president duhet të mishërojë respekt dhe t’iu përmbahet vlerave që janë kyqe për vendin. “Presidenti nuk është i aftë të thotë të vërtetën, e kjo është një gjë shumë e rëndësishme. Ai është moralisht i papërshtatshëm për një detyrë të tillë” – ka thënë ai.

Sa i përket kërcënimeve të Trumpit për të shkarkuar prokurorin special Robert Muellerin, Comey tha që kjo do të përbënte sulmin më serioz ndaj rendit të ligjit në Amerikë, transmeton Periskopi.

Në librin e tij, Comey e krahason Trumpin me një lord mafioz dhe hedh dyshime mbi karakterin, ndershmërinë dhe përkushtimin e tij për shërbim publik.

“Është e mundur që rusët kanë materiale për të shantazhuar Trumpin” – ka shtuar më tej Comey, duke alarmuar opinionin publik në Amerikë, ende nën ethe të hetimeve ose shkarkimit të mundshëm të tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here