“Kthesa e vdekjes” në aksin Tiranë-Elbasan

0
36
Çifti i bashkëshortëve Gurishta, ishin viktima të radhës të asaj që quhet njolla më e zezë e aksit Elbasan-Tirane, kthesa e parë pas tunelit të Krrabës.

Si pasojë e daljes nga rruga, mjeti ka rënë dhjetëra metra poshtë në greminë, ku për pasojë humbi jetën 55-vjeçarja dhe u plagos rëndë bashkëshorti i saj që ishte edhe drejtuesi i mjetit. Përveç faktit që kjo kthesë e dyfishtë është ngjan më tepër si një kurth për drejtuesit e mjeteve, këtu mungojnë edhe masat më elementare mbrojtëse.

Kjo është një njollë e dhe më e rrezikshmja e aksit Elbasan-Tiranë dhe përveç kësaj, prej më shumë se një muaji këtu mungonte gardreli mbrojtës, i cili ishte prishur rreth një muaj më parë nga aksidenti i fundit në këtë kthesë.

Autoriteti rrugor që ka pronësi mbi këtë rrugë, nuk e kishte parë të arsyeshme të rivendoste gardelin mbrojtës, i cili nuk ka gjatësi më të madhe se 10 metra në vendin ku mungonte. Dhe ndoshta po të ishte mbrojtësja, mjeti i çiftit Gurishta nuk do të kishte përfunduar në humnerë. Por kjo nuk është e vetmja kthesë e rrezikshme dhe pa mbrojtje. Vetëm 3 km më poshtë në drejtim të Tiranës, një tjetër kthesë e ka gardrelin e dëmtuar nga aksidenti më i fundit.

Indiferenca e autoritetit rrugor, ka bërë që edhe në këtë kthesë shenjta e aksidenti të fundit të vazhdojnë të jenë të freskëta.

Dy bashkëshortët Gurishta do të kishin mbërritur shëndoshë e mirë në shtëpinë e tyre pranë të afërmve nëse rruga e re Tiranë-Elbasan do përfundonte ndërtimin në kohë. Zvarritja e ndërtimit të rrugës së përfolur për korrupsion është shkaku aksidentit të ndodhur në këtë fillim jave, dhe ky aksident tregon se si korrupsioni të vret.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here