Kuvendi nuk miraton emrat e ri të Agjencisë së Akreditimit

0
60
Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar emrat e ri që janë propozuar nga qeveria për Këshillin Shtetëror të Cilësisë së Arsimit.

Në votim madje nuk pati as kuorum, ku votuan vetëm 48 deputetë.

Në votimin për këtë vendim nuk ka marrë pjesa Lidhja Demokratike e Kosovës.

Edhe pse dy herë u hodh në votim, emrat e ri të Agjensisë së Akreditimit nuk morën votat e mjaftueshme.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi në prezantimin e projektligjit tha se të gjithë emrat kanë plotësuar kushtet e nevojshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here