Mësohet muaji kur do të vendoset për fatin e ushtrisë së Kosovës

0
72

Qeverisja Haradinaj nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga formimi  Ushtrisë së Kosovës, këta të fundit po synojnë që gjatë këtij mandati të bëhet krijimi i saj.

Në muajin maj do të jetë shqyrtimi i projektligjit për forcat e armatosura të Kosovës, këtë po e konfiron kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, Haxhi Shala

“Në muajin maj e kemi shqyrtimin e projektligjit për forcat e armatosura të Kosovës dhe ajo që është zyrtare është kjo”

Ndërkaq, profesori universitar, Arsim Bajrami thotë se ndërrimi i Kushtetutës është proces i komplikuar por i domosdoshëm.
“Do të jem shumë realist, procesi i ndërrimit të Kushtetutës është proces shumë i komplikum, sepse Kushtetuta është ngurtë dhe duhet të ndërrohet procedura kushtetuese, por ja vlen të fillohet ndërrimi i Kushtetutës dhe të sigurohet mbështetja e Bashkësisë Ndërkombëtare që të relativizohet bllokada serbe”, tha Bajrami.
Tashmë është e qartë se Lista Serbe po e mbanë të bllokuar formimin e Ushtrisë së Kosovës

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here