Meta tek Fakulteti i Gjeologjisë: Integrimi më i mirë i vendit vjen përmes arsimit

0
35

Në kuadër të “”Javës Botërore të Inovacionit dhe Krijimtarisë”, Presidenti Ilir Meta pati një vizitë në Fakultetin e Gjeologji Minierave të Universitetit Politeknik të Tiranës.

Gjatë fjalës së tij para studentëve Meta tha se integrimi më i mirë i vendit është nëpërmjet arsimit.

“Fakulteti i Gjeologji Minierave është në “ajkën” e arsimit të lartë dhe punës kërkimore në Shqipëri.

Prej dekadash stafi akademik i Fakultetit të Gjeologji Minierave ka një kontribut të jashtëzakonshëm në përgatitjen e specialistëve të gjeologjisë, minierave dhe hidrokarbureve.

Duhet të vlerësojmë dhe pasurojmë më tej traditën dhe trashëgiminë elitare të brezave të inxhinierëve të zotë.

Shqipëria është një vend i bekuar nga Zoti me kaq shume burime nëntokësore dhe natyrore.

Këto pasuri kombëtare të shfrytëzohen me racionalitet, në funksion të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.

Shqipëria ka nevojë për një politikë vizionare dhe zhvillimore.

Mbetet prioritet ruajtja e mjedisit dhe e Gjeo-monumenteve: Parqet, Zonat e mbrojtura, burimet termale, lumenjte, liqenet etj.

Vlerësoj faktin se sot Fakulteti juaj ofron Diploma Bachelor dhe Master në degen e re të Gjeomjedisit.

Të fuqizojmë dhe rrisim potencialin e gjeo-turizmit, për të promovuar Shqipërinë”, tha Meta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here