Ndarja nga jeta e ish- themeluesit të PD-së, Berisha: Humbje e pakompensueshme

0
37

U nda dje nga jeta Altin Qoshja, ish- student i Lëvizjes së Dhjetorit 1990 dhe një ndër themeluesit e Partisë Demokratike.

Pas PD-së, një mesazh për të ka edhe lideri historik i kësaj force, Sali Berisha.

Ai e cilëson si një humbje të pakompensueshme vdekjen e Altinit.

Ndahet nga jeta Altin Qoshja!

Te dashur miq, dje u nda para kohe nga jeta Altin Qoshja, njeri nga studentet me aktiv te levizjes studentore te Dhjetorit 1990, themeluesi i Partise Demokratike, drejtues i Forumit Rinor te saj, anetar i forumeve kryesore te PD.

Ndarja nga jeta e Altinit, njeriut te mrekullueshem, prindit, bashkeshortit, qytetarit shembullor, demokratit te flakte, zyrtarit model, eshte nje humbje e pakompensueshme dhe tejet e rende per familjen, miqte dhe shoket e tij dhe mbare demokratet.

Me kete rast shprehim dhimbjen, ngushellimet me te sinqerta familjes se tij te nderuar, miqve dhe te afermve te tij dhe lutem se bashku me t’a qe shpirti i mire i Altinit te gjeje paqen e merituar. Ngushellime!! Me respekt Sali Berisha

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here