Policia i zë në flagrancë dy hajnat e Prishtinës

0
58

Sot rreth orës 04:00, zyrtarët policor të stacionit Qendra në Prishtinë, kanë arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar, deri sa po tentonin të kryenin një vjedhje në rrugën “Sylejman Vokshi”në Prishtinë.
Përmes një komunikate për medie, thuhet se përmes linjës emergjente policia ka pranuar informatën, për një vjedhje në progres dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, dhe kanë ndërmarrë një aksion të shpejtë, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar:

K. Y, mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

Gj. K, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Gjithashtu për ekzaminim më të thellë nga ana e policisë, është konfiskuar edhe vetura.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here