Quni në Pressing: Xhavit Haliti i mori 8 milionë marka në Tiranë nga Ahmet Krasniqi

0
44

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni është i ftuar në emisionin “Pressing” me Leonard Kerqukin.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Anton Quni ka folur për raportet në mes të FARK’ut dhe UÇK’së gjatë luftës.

Thotë se tani nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, gjatë verës së vitit 1998, kishte marrë 8 milionë marka nga Qeveria e Bujar Bukoshit, saktësisht nga Ministri i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi.

“Unë kam qenë në Tiranë kur nga koloneli Ahmet Krasniqi për nevoja emergjente të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Haliti iu kanë dhënë në dispozicion nga fondi i qeverisë  7 apo 8 milionë marka”, tha Quni në ‘Pressing”.

Por për çfarë u shfrytëzuan këto para?

“Po shpresoj që ato para janë shfrytëzuar për nevojat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por kjo pyetje duhet t’i bëhet Xhavit Halitit”, theksoi Quni.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here