Rusia konsideron sanksione hakmarrëse kundër SHBA-së

0
40
Dhoma e Ulët e parlamentit të Rusisë ka planifikuar leximin e parë të një projektligji lidhur me masat hakmarrëse kundër Shteteve të Bashkuara më 15 maj.

Ligjëvënësit janë takuar më 16 prill rreth planeve për të goditur Uashingtonin, e cila 10 ditë më parë ka urdhëruar ngrirjen e aseteve dhe kufizime financiare për manjatët, zyrtarët e sigurisë, politikanët dhe kompanitë që shihen si të afërta me presidentin rus, Vladimir Putin.

Sekretari i Thesarit amerikan, Steven Mnuchin ka thënë se sanksionet janë përgjigje për “aktivitetet e dëmshme të Rusisë në botë”.

Projekligji rus, i prezantuar më 13 prill për të luftuar “hapat armiqësorë të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve tjera”, do të autorizonte qeverinë e Putinit për të ndaluar apo kufizuar importin e mallrave dhe shërbimeve amerikane.

Zëvendës-kryesuesi i Dumës, Aleksandr Zhukov, ka thënë më 16 prill se një grup i ligjvënësve dhe ekspertëve do të diskutojnë projektligjin më 3 maj.

Rusia ka kritikuar ashpër sanksionet e reja amerikane.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, i ka cilësuar të njëjtat si “asgjë më shumë se grabitje të pronës ndërkombëtare”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here