Serbëve u rikthehet frika e krijimit të ‘Shqipërisë së madhe’

0
47
Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, ka thënë se udhëheqësit e Prishtinës nuk mund të rrezikojë paqen në Serbi.

Ai theksoi se ishte i shqetësuar nga heshtja e Bashkimit Evropian dhe NATO-së ndaj deklaratave të Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit.

“Sigurisht që Haradinaj, ashtu si Thaçi, nuk mund të rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në territorin e Republikës së Serbisë, në fund të fundit kjo është arsyeja pse Ushtria e Serbisë është atje”, tha Vulin në një deklaratë, transmeton lajmi.net.

Ky reagim nga Vulini vije pas deklaratave që i bëri Haradinajt në lidhje me Bujanocit e Preshevës.

“Sigurisht që ne jemi mjaft të fortë dhe natyrisht ne jemi mjaft të përgatitur për të parandaluar çdo terrorist që rrezikon paqen në Republikën e Serbisë, dhe në të vërtetë tërë Ballkanit”, tha ministri i Mbrojtjes.

Ai theksoi se ajo që shqetëson është fakti se Bashkimi Evropian dhe NATO-ja në mënyrë të dukshme po heshtin, siç tha ai edhe atëherë Thaçi bëri thirrje për armë dhe Haradinaj foli për “Kosovën Lindore”.

“Thaçi dhe Haradinaj flasin vetëm në emër të tyre dhe ata nuk kanë asnjë mbështetje të BE-së e as të NATO-së për atë që thonë. Ata po bëjnë përpjekje të rrezikojnë paqen dhe sigurinë në të gjithë Ballkanin. Është koha për të folur “, tha Vulin.

Ndaj kësaj çështjeje është deklaruar edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Ai ka thënë se kjo nuk është hera e parë që përfaqësuesit e Kosovës bëjnë deklarata për ‘Shqipërinë e Madhe’.

“Kur ishte Isa Mustafa kryeministër i Kosovës, gjatë një takimi me kryetarët e Preshevës dhe Bujanovcit, ata i’u referuan atyre, si përfaqësues nga Kosova Lindore, dhe për këtë kam reaguar dhe shqetësimin tim e kam dërguar edhe në Komisionin Evropian”, deklaroi Daçiq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here