Vazhdon seanca gjyqësore për tentim-vrasjen e Ziadin Selës

0
40

Në Gjykatën Penale vazhdon sot seanca e radhës për gjykimin e të akuzuarve për tentim-vrasje të deputetit Ziadin Sela, njiherit kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Tre dëshmitarë duhet të japin dëshminë e tyre për ngjarjet e 27 prillit të dhunshëm të vitit të kaluar.

Në seancën e kaluar, që zgjati gjashtë orë, u dëgjuan dëshmitë e Talat Xhaferit, kryetar i Kuvendit, Damjan Mançevskit, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, si edhe deputetit të LSDM-së, Aleksandar Kiracovski.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here