Vera e Kosovës më 1983 shitej në SHBA

0
40

Gazeta Rilindja në vitin 1983 shkruante për verën që eksportohej nga Rahoveci.

Në tekstin e publikuar nga Rilindja, në prill të vitit 1983, thuhej se  Jugosllavia do të eksportojë  më shumë se 1 150 vagonë verë, ku Rahoveci do të marrë pjesë me 114 vagonë të cilësisë së lartë.

Sipas burimeve arkeologjike, banorët e Luginës së Rahovecit kanë kultivuar rrushin dhe kanë prodhuar verë që nga koha Ilire. Vreshtat e këtij rajoni konsiderohen si ndër më të vjetrat në territorin e Ish-Jugosllavisë.

Vera e Rahovecit gjatë muajit prill pritej të mbërrinte në BRSS dhe SHBA.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here