Zhbllokohet situata për zgjedhjen e kryetarit të Odës së Noterëve

0
26

Pas thirrjeve te Ministrit Abelard Tahiri, zhbllokohet situata per zgjedhjen e Kryetarit te Odes se Notereve: Aliriza Beshi, kryetar i ri I Odes se Notereve, mposhti me vota kunderkandidaten dhe ish Kryetaren znj. Arbena Shehu.

Sot me datë 14 prill u mbajtën zgjedhjet për Kryetare te Odes së Noterëve të Republikës së Kosovës. Përkundër insistimeve dhe përpjekjeve të ish Kryetares znj. Arbena Shehu për të mar një mandate të tretë, kryetarë i ri i Odës së Notereve u zgjodh Aliriza Beshi.

Këto zgjedhje janë oraganizuar në një klimë shumë të tensionuar dhe sic duket është dashur ndërhyrjet e Ministrit të Drejtësisë z. Tahiri për të qetësuar situaten. Në një letër derguar Noterëve, të cilen e posedon redaksia jonë, z. Tahiri u kishte bërë thirrje të gjithë Notereve që zgjedhjet të mbahet në suaza të normave demokratike dhe në mënyrë transparente.

Edhe përkundër kundërshtimeve të shumta që ish Kryetarja nuk mund të kandidojë edhe për një mandate të tretë, ajo prap se prap kishte vendosur të kandidonte. Sidoqoftë, ishin votat e z. Beshi ato që ia pamundësuan asaja rizgjedhjen për një mandate të tretë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here