Haxhiu: Vonesa e Kushtetueses lidhur me vendimin për pagat, jep hapësirë për ndikime nga jashtë

0
30

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, për mos marrje të vendimit lidhur me lëndën që ka të bëjë me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për rritje të pagave për kryeministrin dhe vartësit e tij.
Haxhiu ka thënë se edhe pse janë bërë dy muaj që kanë dërguar lëndën në gjykatë, ende nuk vendim për një gjë të tillë.

Ajo ka thënë se vonesat e tilla janë të pakuptimta dhe japin hapësirë për ndikime nga jashtë.

“Ende Gjykata Kushtetuese nuk ka nxjerrë aktgjykim lidhur me kërkesën tonë. Vonesat në këtë drejtim janë të pakuptimta dhe japin hapësirë për ndikime nga jashtë!”

“Gjykata Kushtetuese duhet t’a shfuqizoj atë vendim në mënyrë që të ndërpritet abuzimi me paranë publike!”, ka shkruar Haxhiu në facebook.

Lajmi.net javë më parë ka dërguar pyetje në Gjykatën Kushtetuese, për të pyetur se kur pritet të publikohet vendimi.

Nga kjo gjykatë është thënë se lënda është në shqyrtim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here