Lubonja kundër Kurtit për bashkimin kombëtar: Do të çoheshim kundër njëri-tjetrit

0
19
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe publicisti Fatos Lubonja nuk kanë mendim të njëjtë rreth bashkimit kombëtar. Derisa Kurti shprehu qëndrimin e tij pro bashkimit të Kosovës së Shqipërisë, Lubonja e kundërshtoi.

Albin Kurti qëndroi të dielën në Kukës, ku u shënua dita e eksodit kosovar. Atje bashkë me publicistin nga Shqipëria, Fatos Lubonjën, ishin pjesë e një paneli, e temë ishte edhe bashkimi kombëtar, për të cilën Kurti e Lubonja nuk ndanin qëndrime të njëjta.

 Kurti tha se shqiptarët janë komb i fuqishëm, por që të ndarë në shtete janë të dobët.

“Për bindjen time, shqiptarët në Ballkan janë një komb i fuqishëm, i qëndrueshëm, por që i ka shtetet përgjithësisht të dobëta. Shteti i Kosovës është i dobët, por edhe shtetit i Shqipërisë mund të themi se vazhdon të jetë shtet i dobët”, ka thënë lideri i Vetëvendosjes.

“Bëjë pjesë tek ata që mendon se shtetet i kemi të dobëta për shkak se i kemi të ndara”, ka shtuar Kurti.

Me këtë nuk pajtohej Lubonja, sipas të cilit të bashkuar vetëm se do të shpërthente ndonjë konflikt i brendshëm.

“Ne kemi nevojë për shtete më të mira se sa për shtet më të madh”, ka thënë Lubonja.

“Në këtë moment  historik që jemi neve na duhet të forcojmë shtetet, të bëjmë dy shtetet që të mos jenë të kapura nga bandat”, ka shtuar Lubonja,.

Publicisti i vë fajin politikanëve gjatë gjithë historisë së dy shteteve, sipas të cilit, morën shtetin të falur e tutje gjithmonë u varën nga të huajt.

“Ne kemi politikanë të dobët që janë të varur gjithmonë nga të huajt. Gjithmonë janë mbështetur te të huajt dhe paaftësia për të ndërtuar shtetin vetë. Kjo paaftësi është shfaqur edhe në Kosovë”, ka thënë Lubonja.

Publiciti tha se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën hipotetikisht mund të çonte edhe në një konflikt civil ku ‘bajraktarët e Kosovës në pushtet do të ngriheshin kundër bajraktarëve të Shqipërisë, duke përcjellë tensione për shkak të sundimit të tyre’.

Sipas Kurtit, ka pasur e mund të ketë luftë bajraktarësh, por jeta e vështirë e qytetarëve shqiptarë në të dyja anët e kufirit shpeshherë është si rezultat i marrëveshjeve të bajraktarëve, jo veç prej luftërave të tyre. Qëndrimet e tyre, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe analisti e publicisti Fatos Lubonja i kanë shprehur në një tryezë debati të zhvilluar në Kukës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here