Shqiptarët ia siguruan fitoren Gjukanoviqit

0
27

Kandidati i Partia Demokratike Socialiste (DPS) Millo Gjukanoviq ka fituar në zgjedhjet  presidenciale në Mal të Zi.Mbështetësit e Gjukanoviqit ishin mbledhur për të kremtuar fitoren te ndërtesa e vjetër e Qeverisë së Malit të Zi.

Sipas rezultateve të marra nga Qendra për Monitoring CEMI, Gjukanoviq ka marr 53,8% të votave që i dha fitoren atij që në rundin e parë.

Sipas numrit të votave të marra dhe sipas daljes në votime të shqiptarëve në zonat ku ata jetojnë dhe duke ditur edhe votën e tyre pro Gjukanoviqit, mund të konkludohet se pikërisht vota shqiptare ishte përcaktuese në këtë fitore të presidentit të ardhshëm të Malit

të Zi që në rundin e parë.Duhet shtuar se ka pasur një rënie të daljes në votime në Ulqin dhe Tuz krahasuar me zgjedhjet lokale të disa muajve më parë

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here