Televizioni i Beogradit pyetje Haradinajt: A keni vrarë njerëz në luftë?

0
62

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një intervistë për Happy TV ka folur për luftën. I pyetur nëse gjatë luftës ka vrarë dikë, Haradinaj ka thënë “ Nuk e di, ndoshta, lufta është luftë”.

“Unë e kam veshur uniformën, kam qenë i vetëdijshëm për pasojat. I kam humbur dy vëlleëzër, e njësoj mendon edhe ushtari serb kur niset në luftë. Nëse nuk mund të ballafaqohesh me këtë atëherë mos hy në konflikt fare” ka thënë Kryeministri Haradinaj.

I pyetur se si është krijuar legjenda për “Haradinajn e zi, kriminelin përgjegjës për vrasjen e serbëve”, shefi i qeverisë së Kosovës ka thënë se gjitha këto i ka parë në mediat serbe, pra kjo ka qenë një propagandë, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here