Aksion për pastrimin rreth liqenit “Batllava” në Orllan , e Shtune 28.04.2018 ora 11:00 vend takimi parkingu te pishat lagjja Lugu i Trëndafilave Orllan

0
241

OJQ-ja “Sundimi i Demokracisë në Kosovë” dhe “Iniciativa Qytetare Orllan” , së bashku me banorët e Orllanit  Organizojnë  Aksion për pastrimin rreth liqenit “Batllava” në Orllan , e Shtunë 28.04.2018 ora 11:00

“Ta Pastrojmë dhe ta ruajmë ambientin , shtëpinë tonë të përbashkët”

Orllani shtrihet pranë  Liqenit “Batllava” nga i cili furnizohet gjysma e Kosovës me ujë për pije , andaj kjo i shton  rëndësi të veçantë pastrimit rreth Liqenit.

Te ftuar në mbështetje të aksionit do të jenë :

1.            Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor znj. Albena Reshitaj,

 

2.            Kryetari i Komunës së Podujevës  z,Agim Veliu ,

 

3.            Krye shefi Ekzekutiv KRU Prishtina Ilir Abdullahu ,

 

4.            Shkolla e Mesme e Lartë-Gjimnazi “Aleksandër Xhuvani”- paralelet e ndara ne Orllan Përfaqësues të OJQ-ve në nivel lokal dhe qendror,

 

5.            Shoqata te peshkatarëve

 

6.            Banorë të Orllanit dhe vizitor të vendit tonë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here