Ministri Lluka: Kosova fitoi kundër kompanisë “Axos GMBH”

0
32

Republika e Kosovës ka fituar betejën ligjore në Arbitrazh kundër kompanisë “Axos GMBH”, e cila kërkonte dëmshpërblim qindra miliona euro për anulimin e privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, duke shtuar se edhe shpenzimet e procesit do të paguhen nga kompania “Axos GMBH”.

“Tribunali i Arbitrazhit ka vendosur në favor të Kosovës për rastin e privatizimit të Telekomit të Kosovës duke obliguar Axos t’i paguaj të gjitha shpenzimet e gjithë këtij procesi rreth 2 milionë dollarë”.

“Më në fund, Kosova në këtë rast triumfoi pasi që më të vërtet ka qenë një ngarkesë e tepërt, duke mos lejuar zhvillimin e Telekomit mirëpo as tërheqjen e investitorëve të huaj” ka thënë Lluka.

Kompania “Axos – Capital” kishte bërë padi në adresë të Qeverisë së Kosovës , për arsye, siç thuhej, të mos zbatimit të kontratës së privatizimit të Post Telekomit të Kosovës.

Qeveria e Kosovës, ndërkaq, kishte përzgjedhur kompaninë “Paton Box” si përfaqësuese ligjore, për ta zgjidhur kontestin në mes të kompanisë AXOS dhe Qeverisë së Kosovës.

Sidoqoftë, kompania “Axos – Capital” ishte shpallur fituese në blerjen e 75 për qind të aksioneve të PTK-së, me një vlerë prej 277 milionë eurosh, kurse fundi i dhjetorit të vitit 2013, ka qenë afati i fundit për nënshkrimin e kontratës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here