Këto shenja horoskopi kanë probleme me higjenën

0
40

Rroba të shpërndara në të gjitha cepat e shtëpisë, këpucë të palara që prej dimrit të shkuar, çentro të ngrira në niseshte e deri tek çorape të parfumosura e hekurosura ?! Ndoshta s’e keni menduar kurrë më parë dhe keni zgjedhur të besoni se punët e shtëpisë ose i keni në gjak, ose jo, por ja që si gjithmonë horoskopi vendos se kush janë shenjat që e duan pastërtinë dhe kush janë më ”pisanjose”.

Virgjëresha

Virgjëreshat kanë gjithmonë nevojë të kontrollojnë gjithçka dhe të jenë të organizuar, prandaj janë edhe më maniaket për pastërti e rregull. Ato sistemojnë bibliotekën sipas rendit alfabetik, i seleksionojnë veshjet sipas ngjyrave, nuk lënë asnjëherë papastërti ne shtëpi dhe duan që gjithçka të shkëlqejë.

Bricjapi

Duke qenë se rrëmuja është ajo çka urrejnë më shumë, nuk është çudi që bricjapi të renditet në vendin e dytë të listës. Në shtëpinë e personave te kësaj shenjeje çdo gjë është e mirëorganizuar dhe çdo centimetër katror i shfrytëzuar si duhet.

Demi

Edhe pse duken disi te plogët, demat janë goxha të organizuar dhe pastërtorë. Ata kujdesen për çdo detaj në shtëpi në mënyrë që kur të vijë ndonjë i ftuar të jetë çdo gjë në vendin e duhur.

Shenjat më pisanjose si më poshtë

Shigjetari

Shigjetarët nuk qëndrojnë shumë kohë në shtëpi. Ata shkojnë për të mbaruar thjesht disa punë dhe largohen. Ne këtë mënyrë shmangin punët e shtëpisë dhe shumë gjera i neglizhojnë për në momentin e fundit. Justifikimi i tyre më i mirë? “Kam gjëra të tjera shumë më të rëndësishme për të bërë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here