Ramë Lahaj dekorohet me Medaljen Presidenciale të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë

0
62
Tenori i njohur, Ramë Lahaj është dekoruar me Medaljen Presidenciale të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Lajmi është bërë i ditur përmes llogarisë zyrtare të presidentit Thaçi në Facebook.

Presidenti ka vlerësuar punën e tenorit, duke thënë që përmes artit muzikor po shkëlqen kudo në skena botërore dhe afirmon imazhin e Kosovës.

“Me Medaljen Presidenciale të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë e dekorova tenorin e njohur kosovar, Ramë Lahaj. Ai, përmes artit muzikor po shkëlqen kudo në skenat botërore dhe po e afirmon denjësisht emrin e Kosovës. HTH”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e presidentit.

Kujtojmë që me datë 8 maj, tenori do të mbajë koncert në Prishtinë, në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare në Kosovë, me ftesë nga Ambasadorja Apostolova.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here