Thaçi kujton masakrën e Qyshkut ku u vranë 44 civilë

0
26
epa05792927 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during his meeting with Norwegian Minister of Foreign Affairs Brende Borge (not pictured) in Pristina, Kosovo, 14 February 2017. Borge is one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar masakrën e para 19 vjetësh në Qyshk të Pejës ku nga forcat ushtarake dhe policore serbe u vranë mizorisht 44 civilë të pafajshëm.

Presidenti kosovar ka thënë se të gjithë ata që humbën jetën në këtë masakër sot kujtohen me dhimbje e krenari, shkruan gazetametro.net.

“Para 19 vjetësh, në Qyshk të Pejës, forcat ushtarake dhe policore serbe kryen një prej masakrave më monstruoze, duke vrarë 44 civilë të pafajshëm. Sot, të gjithë ata që humbën jetën në këtë masakër, i kujtojmë me dhimbje dhe krenari”, ka thënë Thaçi.

Ndërkaq, ai ka thënë se dëshmorët dhe martirët e rënë janë themeli i lirisë dhe pavarësisë së shtetit kosovar.

Ndryshe, masakra e Qyshkut ku u vranë shumë civilë, konsiderohet si një nga masakrat më monstruoze që serbët kryen në Kosovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here