Barcelona me fanellë speciale, Andres Iniesta përjetësisht në zemrat e katalunasve

0
46

Andres Iniesta do të luajë të dielën ndeshjen e fundit për Barcelonën, klubin ku kaloi gjithë karrierën.

Lamtumirën e madhe mesfushorit spanjoll do t’ia jap klubi katalunas në ndeshjen kundër Real Sociedadit.

Barcelona ka paralajmëruar një spektakël të vërtetë dhe tashmë kanë nxjerr një fanellë të veçantë në nder të tij.

Andres Iniesta (Getty Images)

Në të, numri tetë është kthyer në mënyrë që përfaqësojë shenjën e pafundësisë (infinit).

Le të kujtojmë se 34-vjeçari do të largohet prej spanjollëve pas 16 vjetëve, ku fitoi çdo gjë me klubin e Barcës.

Ndërkohë, futbollisti ka paralajmëruar se do të vazhdojë të luajë futboll në klubet aziatike dhe kurrë nuk do të ballafaqohet me katalunasit.

Ndryshe, Iniesta me Barcelonën ka fituar të gjitha titujt e mundshëm duke përfshirë nëntë trofe të La Ligës dhe katër të Ligës së Kampionëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here