Haradinaj: Përjetë mirënjohës për ndihmën e gjeneralit Clark

0
34

“Kosova dhe populli i saj do t’i jetë përjetë mirënjohës dhe asnjëherë nuk do ta harrojë ndihmën e gjeneralit amerikan, Wesley Clark dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Emri i tij do të jetë përherë në kujtesën e shqiptarëve kudo që jetojnë ata”.

Kështu tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me ish-Komandantit Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Europë, gjeneralin Wesley Clark, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, bën të ditur një njoftim nga Qeveria.

Haradinaj vlerësoi lartë kontributin e gjeneralit Clark gjatë viteve 1999, nën komandën e të cilit filluan intervenimet e NATO-s mbi caqet serbe, për të shpëtuar një popull të tërë shqiptarë të pambrojtur, ndaj të cilit ushtrohej gjenocid.

“Falë ndihmës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s, Presidentit Bill Clinton, Sekretares Madeleine Albright, Gjeneralit Wesley Clark, ish-kryeministrit britanik Tony Blair dhe gjithë botës demokratike që kontribuuan për lirinë e Kosovës, Kosova sot është e lirë dhe e pavarur. Përjetë mirënjohjes gjithë atyre që shpëtuan nga shfarosja popullin tonë”, tha Haradinaj.

Kryeministri gjatë takimit shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur fondacionet amerikane që i dedikohen programeve arsimore.

Ish- Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritje, duke theksuar se Kosova dhe populli i saj janë përherë në zemrën dhe mendjen e tij.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here