Ish-zyrtari i UEFA-s: Për UEFA-n do të ishte më e dobishme nëse Liverpooli e fiton Championsin

0
31

Thomas Grimm, presidenti i Premierligës ukrainase dhe ish-zyrtar i UEFA-s, i ka bërë disa deklarata kontroverse rreth finales së Ligës së Kampionëve 2018.
Pas gafës së UEFA-s më 4 maj, kur uebsajti i organit qeverisës së futbollit evropian shfaqi disa fotografi duke e shpallur Liverpoolin fitues të edicionit 2017-18 të Ligës së Kampionëve, një ish-zyrtar i këtij institucioni i ka bërë disa komente mjaft kundërthënëse.

“Për UEFA-n do të ishte më e dobishme nëse fiton Liverpooli”, ka thënë Thomas Grimm, ish-shef i departamentit ligjor të UEFA-s.

“Për UEFA-n do të ishte i më i pëlqyeshëm një fitues i ri. Do ta shkatërronte garën nëse i njëjti klub e fiton tri herë radhazi atë”, tha Grimm për gazetën ukrainase “Segodnya”.

“Madridi i ka disa lojtarë fantastikë, por nga perspektiva konkurruese, do të ishte më mirë nëse një tjetër skuadër e fiton finalen”, shtoi ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here