Lekaj uron myslimanët për Ramazan

0
24

Ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Pal Lekaj, i ka uruar besimtarët islamë me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit.

Lekaj u ka uruar agjërim të lehtë myslimanëve.

“Urime muajin e Shenjtë të Ramazanit. Uroj që ky muaj të sjellë sa më shumë paqe e harmoni mes njerëzve”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

“Me shpresë që të mbizotërojë përkushtimi e solidariteti ndaj njeri tjetrit, ju uroj agjërim të lehtë!”, thuhet në mesazhin e Lekajt.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here