Atletico deklason Marseillen, fiton Ligën e Evropës

0
20
Ekipi i Diego Simeones fitoi me rezultat të thellë, 3:0.

Atletico Madrid ka fituar trofeun e Ligës së Evropës.

Spanjollët mposhtën në finalen e madhe skuadrën e Marseille.

Ekipi i Diego Simeones fitoi me rezultat të thellë, 3:0.

Shifrat u zhbllokuan nga Antoine Griezmann dhe pjesa e parë u mbyll 1:0.

Në pjesën e dytë Atletico shënoi edhe dy gola me Griezmann dhe Gabin për rezultatin final.

Vendësit u penalizuan edhe nga dëmtimi i lojtarit kryesor, Dimitry Payet, në pjesën e parë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here