Fatmir Sejdiu: Rugova e la me gojën e tij që unë ta trashëgoj

0
60

Ish-presidenti i Kosovës, njëherësh ish-kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka dhënë një intervistë ekskluzive në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.

Ai ka zbuluar se presidenti i dikurshëm i vendit, Ibrahim Rugova, kishte thënë se Sejdiu duhej ta trashëgonte në post.

“Rugova e ka thënë se unë duhet të jem njeriu që duhet të vazhdoj bisedimet dhe të udhëheq Ekipin e Unitetit”, ka treguar Sejdiu në “Pressing”.

“Këtë ia ka thënë edhe ambasadorit amerikan (Philip Goldberg, v.j), por edhe Petersenit (administratorit të UNMIK’ut, v.j.)”, ka thënë Sejdiu.

“Këtë e kam verifikuar, me fakte të vërteta”, është shprehur Sejdiu.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here