Kë e preferon Fatmir Sejdiu për kryetar të LDK’së

0
52

Ish-presidenti i Kosovës, njëherësh ish-kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka dhënë një intervistë ekskluzive në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.

Ai ka thënë se nuk ka vlerësim se kush duhet ta udhëheqë LDK’në në të ardhmen.

“Nuk do të lëshohem në njerëz”, është shprehur ai.

“Është herët pak të portretizohen” figurat e mundshme për udhëheqës, ka vlerësuar Sejdiu në “Pressing”.

Tani për tani, Sejdiu ka thënë se nuk ka një vlerësim për ndonjërin prej aspirantëve për kryetar të LDK’së.

Sejdiu ka thënë se këtë në kohën e duhur “elektorati i LDK’së do ta vlerësojë më së miri”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here