Para finales së madhe, Thaçi kërkon unitet

0
34
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, menjëherë pas takimit me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar unitet të spektrit politik në Kosovë dhe mbarë shoqërinë.

Thaçi ka thënë se tani është krijuar një momentum shumë i rëndësishëm, për përmbylljen e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Sipas Thaçit, për këtë tashmë ka një mbështetje shumë të fuqishme nga BE-së, të gjitha shtetet anëtare të Kuintit.

“Prandaj, është një momentum i ri që kërkon mobilizim të të gjitha forcave politike, shoqërisë civile dhe mediave në Kosovë, sepse përfundimi i procesit do të jetë njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi ynë në OKB”, ka thënë Thaçi, pas takimit.

Thaçi ka theksuar se procesi nuk do të jetë fare i lehtë për Kosovën, as për Serbinë, por megjithatë do të ruhet integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here