uçi kërkesë Gjeorgjisë: Njihni Kosovën

0
34
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi thotë se ka marrë garancinë e Greqisë, Rumanisë dhe Bullgarisë se do të japin votën e tyre pro integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në mbledhjen e qershorit 2018.

 

Ruçi ishte në Stamboll më 15 dhe 16 maj ku mori pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve të Detit të Zi.

Sipas një njoftimi zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë mbi këto takime, thuhet se “kryetari i Parlamentit Grek, Nikos Voutsis, premtoi se Shqipëria ka mbështetjen e plotë të Greqisë për hapjen e negociatave në mbledhjen e Qershorit. Dhe kjo mbështetje është e merituar”.

“Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Tsveta Karayahncheva, nënvizoi se Bullgaria si vendi që ka presidencën e BE, mbështet plotësisht integrimin evropian të Shqipërisë dhe hapjen e negociatave në mbledhjen e qershorit. Për më tepër, Presidenca Bullgare do të bëjë një paraqitje mjaft pozitive të arritjeve të Shqipërisë në plotësimin e kritereve të integrimit”.

“Kryetari i Senatit të Rumanisë, Călin Popescu-Tăriceanu, premtoi se Rumania do të jetë një avokate e fuqishme e Shqipërisë për çeljen e negociatave në mbledhjen e qershorit, si një hap drejt integrimit të Shqipërisë dhe stabilitetit e prosperitetit në Ballkanin Perëndimor”.

Gjatë Konferencës, Kryetari i Kuvendit Ruci u takua edhe me Kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë, Kobakhidze, të cilit i kërkoi që Gjeorgjia të rishikojë qëndrimin e saj ndaj njohjes së Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here