Autobusi i nxënësve përfshihet në aksident, disa të plagosur /VIDEO-FOTO

0
47
Një aksident i rëndë rrugor që përfshiu edhe një autobus shkolle ka shkaktuar mbylljen e të gjitha korsive të “rrugës 80”, në perëndim të “Exit 25” në Mount Olive të Shteteve të Bashkuara.
Dy zyrtarë thanë se autobusi i shkollës kishte logon e Bordit të Arsimit “Paramus” anash tij.

Kryebashkiaku i Mount Olive, Rob Greenbaum shkoi menjëherë në vendngjarje dhe po mbikëqyr përpjekjet për shpëtimin.

“Kjo është një skenë e tmerrshme, e cila po merr përgjigjen më të pabesueshme të emergjencave nga kantoni Morris dhe nga Policia e Shtetit”, tha ai.

Ai shtoi se autobusi ishte shkërmoqur dhe anuar, ndërsa shasia e tij ishte shkëputur nga pjesa tjetër e mjetit.

Shkolla “Paramus” e këtij qarku nuk ka konfirmuar ende se cilët studentë ishin duke udhëtuar me të, por sipas kalendarit arsimor, një udhëtim i një klase të fshatit Waterloo ishte parashikuar për këtë të enjte, nga shkolla e mesme “East Brook”.

Aksidenti është regjistruar pranë daljes së fshatit Waterloo, në “rrugën 80”.

“Jemi duke vlerësuar gjendjen e njërit prej studentëve të përfshirë në këtë aksident”, tha Pam Garretson, zëdhënëse e Qendrës Shëndetësore “St. Joseph” në Paterson.

Deri më tani konfirmohen disa të plagosur. Sipas policisë së shtetit të New Jerseyt, edhe një kamion tjetër ishte përfshirë në aksidentin me autobusin e shkollës. Shumë pacientë janë transportuar në Qendrën Mjekësore “Hackettstown”, pa përcaktuar numrin ekzakt të tyre.

 bus1 bus2 bus3 bus4

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here