Gara e ballkanasve në Sofje, kush foli i pari pas liderëve të BE’së

0
22

Në samitin BE –Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë prapa dyerve të mbyllura, pa simbole shtetërore për shkak të 5 shteteve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, po zhvillohet edhe një garë se kush foli i pari nga liderët ballkanas pas fjalëve të organizatorit dhe zyrtarëve europianë.
Në mediat serbe tashmë është plasuar lajmi se i pari që ka folur në samitin e sotëm është Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili sipas RTS’it që kontrollohet nga Vuçiq, ka folur edhe para kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit të Francës Emanuel Macron, shkruan Express.

Sipas këtij mediumi, Macron në fjalimin e tij, dy herë i është referuar Presidentit serb.

Në takim fjalën e ka marrë edhe Presidenti Hashim Thaçi, për shkak të cilit samitin po e bojkoton Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here