Hoti: E ardhmja i përket rinisë së Kosovës

0
32

Zëvendësministri Rexhep Hoti, ka marrë pjesë në takimin ku është shpalosur raporti i UNICEF-it për Ballkanin Perëndimor, ku përfshihet edhe U-Raporti për Rininë në Kosovë. Zëvendësministri Hoti ka folur në këtë ngjarje në emër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ja fjala e tij e plotë:

E nderuar Drejtoreshë Regjionale Znj. Khan, i nderuar Zt. Co, të nderuar të rinjë, të nderuar përfaqësues të institucioneve dhe OJQ-ve të Kosovës, të nderuar diplomatë të ambasadave të ndryshme në Kosovë,

Kam kënaqësinë të përfaqësoj Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Kosovës në lansimin e U-Reportit për Kosovë në kuadër të U-Reportit për Ballkanin Perendimor, një mjet për angazhim të rinisë i përhapur në tërë botën.

Kosova për herë të parë në lirinë e sajë po e përjeton edhe mplakjën e brezit të saj, mirëpo politika duhet të ketë kujdes që liria e Kosovës të mos mbetet pa brezin e ri. Është hera e parë që brezi i ri do të jeni brezi që do të gëzoni të lirë edhe pleqërinë tuaj në Kosovën e pas luftës.

E ardhmja i përket rinisë së Kosovës. Ne si liderë, prindër, dhe akterë të ndryshëm në shoqëri, duhet të punojmë së bashku që të rinjët tanë të kenë një të ardhme të ndritur dhe me shumë mundësi shoqërore, kulturore, akademike dhe profesionale. Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit punon pareshtur dhe vazhdon të theksojë rëndësinë e integrimit të rinisë Kosovare nga e mbarë Kosova në procese te ndryshme vendim-marrëse instituticionale dhe jo-qeveritare, në komunikim dhe debat mes vete, dhe në dialogjet që zhvillohen në nivele qëndrore dhe lokale që kanë të bëjnë me zhvillim ose përmirësim të legjislacioneve apo politikave që ne si qytetarë të Kosovës i kemi fuqizuar në shërbimin tonë.

Ligji Nr. 03/L-145, i fuqizuar në vitin 2009, mbi Fuqizimin dhe Pjesëmarrjen e Rinisë “synon avansimin dhe ri-afirmim të pareshtur të pjesëmarrjes së rinisë në proceset vendim-marrëse, pa asnjë dallim dhe përjashtim, drejt zhvillimit të një shoqërie demokratike, për të përmirësuar mirëqënien e rinisë dhe statusin e tyre demokratik“. Në këtë aspekt institucionet e Kosovës po punojnë pa ndalur në ngritjen e nivelit të angazhimit të rinisë në procese që janë të rëndesishme për ta, në ngritjen e vetëdijësimit rreth të drejtave të tyre si të rinjë Kosovarë, si studentë, si individ ligjor, rreth mundësive, shërbimeve dhe rreth ndihmes në fusha të ndryshme që është e gatshme të i ofrohet tërë rinisë dhe popullit Kosovar.

Ardhja e U-Reportit në Kosovë do të shërbejë si një mjet i ri dhe tepër i përshatshem për Kosovë për angazhim më të lehtë dhe më të gjëre të rinisë dhe popullit Kosovar në identifikimin, vlerësimin dhe prioritizimin e vështirësive që ne hasim si qytetarë në jetët tona të përditshme, si pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme të Kosovës, si studentë, si sportistë, dhe si të njerëz në kërkim të një të ardhme sa më të ndritur në cdo sferë të jetës për ne dhe për fëmijët tanë. U-Report Kosova do të na lehtësojë shumë procesin e kryerjes së analizave të ndryshme dhe do të shpejtojë kohën e gjenerimit të të dhënave të besueshme rreth temave për të cilat kërkojmë informata, dhe do të kursejë shumë fonde pasi që do të ofrohet nëpërmjet Viber, dhe Facebook, mediume falas që përdoren nga një pjesë mjaftë e madhe e popullit të Kosovës, sidomos nga rinia.

Ne do të bashkëpunojmë me ekipin e U-Report Kosovës që të lansojmë sondazhe të ndryshme dhe të marrim informata rredh vështirësive dhe sfidave me të cilat ballafaqohen populli i Kosovës, dhe do të i përdorim këto të dhëna nga mijëra U-Reporterë të Kosovës për të i bërë intervenimet programatike edhe më efektive dhe efikase, dhe kështu do të jetë në gjëndje të intervenojë dhe të ofrojë zgjidhje sa më të shpejtë dhe të plotë.

Poashtu, si anëtar i Bordit Drejtues për U-Report Kosova, Ministria ynë do të promovojë në mediumet e saj shoqërore pjesëmarrje sa më të plotë dhe gjithëanshme në U-Report Kosova. Ky report do të rezultojnë në informata që janë thelbësore dhe tepër të vyeshme për të gjitha institucionet Kosovare të niveleve qëndrore apo lokale, për OJQ-të e ndryshme në Kosovë, dhe si një mjet më tepër për përmbushje më efektive, efikase dhe më të shpejtë të standardeve dhe kritereve të ndryshëm shoqërorë dhe institucional që shpiejnë Kosovën drejt integrimit të plotë Evropian.

Në emër të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporit të Kosovës, inkurajoj të gjithë Kosovarët e të gjitha moshave, sidomos të rinjëve, të regjistrohen si U-Reporter per Kosovë dhe të i japin zë mendimeve dhe opinioneve të tyre në sondazhet e shkurta dhe të lehta që do të lansohen nga Ministria ynë dhe nga institucione dhe OJQ të ndryshme partnere të U-Report Kosova që egzistojnë të për të ndihmuar në përmirësimin e mirëqenies së të gjithëve!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here