Kuvend/ ‘Tmerr’ nga hetimet e prokurorisë, opozita paralajmëron bllokimin e seancës

0
31
SEANCE E JASHTEZAKONSHME E PARLAMENTIT - /r/n/r/nEXTRAORDINARY PARLIAMENTARY SESSION -

Sot në orën 10:00 do të nisë seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Në Kuvend priten debate të forta, pasi opozita kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Opozita ka paralajmëruar se do të bllokojë punimet e Kuvendit, ashtu si një javë më parë. I pranishëm në seancën e sotme nuk ndodhet kryeministri Edi Rama, pasi është në Bullgari në Samitin që po mbahet në Sofje.

Opozita akuzon Xhafajn se ka ndryshuar një nen të Kodit të Procedurës Penale për të bllokuar ekstradimin e të vëllait në Itali që është dënuar me 7 vite burg për trafik, ndërsa publikoi edhe një përgjim misterioz, por dje Agron Xhafaj përmes një letre njoftoi vetëdorëzimin në Itali.

Prokuroria e Krimeve të Rënda do të marrë sot në pyetje tre zyrtarët e PD, dy deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji si dhe ekspertin për çështjet ligjore, Gazmend Bardhi lidhur me përgjimin ambiental të publikuar prej tyre 4 ditë më parë për Agron Xhafajn, që ngriti dyshime të mëdha lidhur me autenticitetin e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here