LDK: Kujtim Paçaku ishte shembull në Kuvendin e Kosovës

0
26

Grupi Parlamentar i LDK-së ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-deputetit të Kuvëndit të Kosovës, Kujtim Paçaku.

“Me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e papritur të kolegut dhe veprimtarit Kujtim Paçakut. Kujtimi ishte shembull i sjelljes, komunikimit dhe artikulimit, në Kuvendin e Kosovës, në aktivitetet e komunitetit të tij dhe kudo që ishte”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të LDK-së, transmeton Express.

“Ngushëllime familjes Paçaku miqve e bashkëveprimtarëve dhe qytetarëve të Kosovës”, përfundon ky telegram.

Ish-deputeti rom i Kuvendit të Kosovës, për disa mandate, të enjten ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here