Lekaj në Sofje e përmend projektin për tunelin 7 kilometërsh me Malin e Zi

0
40
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, po merr pjesë në samitin për TENT mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, ku ka treguar interesimin dhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës në përmbylljen e integrimit të Kosovës në rrjetin Rajonal të Transportit, ku bëjnë pjesë korridori 6 dhe 7 dhe të cilat lidhen me korridoret evropiane.

Ministri Lekaj i ka njoftuar të pranishmit edhe me disa projekte të rëndësishme të infrastrukturës rrugore, sidomos për rëndësinë e definimit sa më të shpejtë të projekteve me Malin e Zi, siç është ai i tunelit që do ta lidhë Pejën me Rozhajën në gjatësi prej 7 kilometrash, lidhjet hekurudhore mes Kosovës dhe Malit të Zi si lidhje me interes të veçantë dhe fillimin e punimeve në ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë, bën të ditur një njoftim nga MI.

Lekaj i ka njoftuar të pranishmit edhe për projektin e R7 me Morinën, i cili tashmë ka përfunduar dhe po shfrytëzohet gjerësisht nga transportuesit e mallrave dhe nga qytetarët, kurse rruga R6 e cila e lidhë Kosovën me Maqedoninë e që pritet të përfundojë në fund të këtij viti, do të ketë ndikim pozitiv në ekonomitë dhe lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve të të dyja vendeve. Lekaj duke folur për rëndësinë e autoudhës Prishtinë-Gjilan, ka thënë para të pranishmëve se kjo autoudhë do të shërbej edhe për t’u lidhur me korridoret 6, 7 dhe korridorin X që e lidhin Kosovën me Serbinë, thekson njoftimi.

MI bën të ditur se Lekaj në Samitin për TENT, ka takuar edhe Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë Goran Sugareski, ku ka biseduar për mundësinë e vazhdimit të autoudhës në pjesën e Maqedonisë, e që lidhet me autostradën “Arbën Xhaferi”e cila do të përfundojë në fund të këtij viti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here