Merkel e shtyn përpara agjendën e dialogut, i bën bashkë Thaçin dhe Vuçiqin

0
39

Kryetarët e shteteve anëtare të BE-së dhe homologët e tyre nga rajoni i Ballkanit Perëndimor pas samitit në Sofje e kanë realizuar një fotografi familjare jashtë Pallatit Kombëtar të Kulturës gjatë Samitit të BE-Ballkani Perëndimor.

Ajo që u vërejtë sot në këto fotografi, ishte prania e kancelares Merkel si ndërmjetësuese në mes të Thaçit dhe Vuçiqit. Thaçi edhe më herët ka deklaruar se i ka kërkuar Merkelit që të jap kontributin e saj në dialogun Kosovë Serbi.

Sot në Sofje ka nisur punimet Samiti i i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, nikoqir i këtij Samiti, ka mbajtur një fjalim duke u pasur nga presidenti i Komisionit Evropian, Donald Tusk.Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, i cili në mëngjes ka theksuar se është optimist se do të arrihet një zgjidhje në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here