“Messi dhe Ronaldo e kanë ndryshuar futbollin”

0
17

Owen beson se jo vetëm ai, por askush nuk do të kishte mundur t’ia rrëmbejë Messit e Ronaldos “Topin e Artë” në vitet e arta të tyre, që po dominojnë në botën e futbollit tash e një dekadë.

Michael Owen e ka fituar “Topin e Artë” në vitin 2001, kur ishte pjesë e Liverpoolit, pas një sezoni mbresëlënës me “Redsat”.

Në një intervistë për Marca, Owen u pyet nëse do ta kishte fituar këtë çmim edhe në epokën e Leos e Cristianos. Sulmuesi anglez tha se jo vetëm ai, por askush nga lojtarët e mëdhenj që kanë dominuar para argjentinasit e portugezit, nuk do të kishte mundur t’ia rrëmbejë këtë çmim dyshes që kanë shkruar historinë me germa të Arta.

“A do të ishit në gjendje të konkurronit për Topin e Artë në epokën e Messit e Cristianos? (Qeshet) Besoj se Ronaldo dhe Messi e kanë ndryshuar futbollin”, u përgjigj Owen.

“Mund ta kisha fituar ndoshta kur Ronaldo nisi karrierën te Unitedi e Messi te Barcelona, por kur ata e arritën nivelin më të lartë, do të ishte e pamundur”.

“Ndoshta tani ka lojtarë që po i afrohen nivelit të tyre, sepse ata tani po shndërrohen në veteranë dhe në të ardhmen do t’i arrijnë, por për 10 vitet e fundit, ata kanë qenë shumë larg të tjerëve”, theksoi mes tjerash Owen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here