Pas publikmit të dëshmitarit X, Basha kërcënon Ramën dhe Xhafajn

0
38

Pas publikimit të një videoje të PD në të cilën jepet identiteti i dëshmitarit x, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, të mbajnë duart larg nga dëshmitari Albert Veliu.

Në një dalje publike për mediat Basha kërcënon Ramën dhe Xhafaj e për çdo hap që do ta marrin për të rrëmbyer dhe terrorizuar, do të marrin përgjigjën më të ashpër nga PD, opozita dhe nga populli.

“Shteti i Ramës dhe Xhafajt është vërsulur për të kapur dëshmitarin Albert Veliu, kanë uhstruar terror për 72 orë mbi gruan e fëmijët e tij. Ja pse Fatmir Xhafaj nuk largohet nga posti.

Largimi me urgjencë i Agron Xhafajt, terrori ndaj dëshmitarit, dhe aktiviteti për të prishur provat do ishte i pamundur nëse Xhafaj nuk do ishte ministër i Brendshëm.Është aty për të garantuar zbatimin e këtij skenari kriminal. Për çdo hap që do ndërmarrë për të vënë në profesion Albert Veliun do të marrë përgjigjen më të ashpër nga PD, opozita dhe populli.

I paralajmëroj të dy Ramën dhe Xhafajn, larg duart nga dëshmitari Albert Veliu.

E paralajmëroj sot Ramën dhe Xhafën, se për çdo hap që do ta marrin për të rrëmbyer dhe terrorizuar, do të marrin përgjigjën më të ashpër nga PD, opozita dhe nga populli.

I paralajmëroj sot, larg duart nga personi dhe terroi mafioz nga dëshmitarit.

Dëshmia tronditëse dhe gjithçka tjetër që po bëjnë, janë provat e tjera që po jetojnë një shtet të kriminalizuar.

Vendi sot ndodhet në duart e krimit të organizuar.” tha Basha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here