Përgjimi misterioz, 3 zyrtarët e PD japin llogari sot te Krimet e Rënda

0
27
MASAT PER SHULLAZIN NE GJYKATE- /r/n/r/nSHULLAZI IN COURT -

Prokuroria e Krimeve të Rënda do të marrë sot në pyetje tre zyrtarët e PD, dy deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji si dhe ekspertin për çështjetl ligjore, Gazmend Bardhi lidhur me përgjimin ambiental të publikuar prej tyre 4 ditë më parë për Agron Xhafajn dhe dhe që ngriti dyshime të mëdha lidhur me autenticitetin e tij.

Tre opozitarët janë thirrur për t’u paraqitur para Prokurorisë së Krimeve në orën 10:30 të ditës së sotme. Ata do pyeten lidhur me publikimin e përgjimit ku nga PD pretendohet se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, bisedon me një trafikant droge për transportimin e një ngarkese me kanabis drejt Italisë i cilësuar si bashkëpunëtori X.

Agron Xhafaj kallëzoi për shpifje të hënën në mbrëmje Alibeajn, Salianjin dhe Bardhin pranë Prokurorisë së Tiranës, duke theksuar se sajuan këtë material në mënyrë të paskrupullt.

Në kallëzimin e bërë në Prokurori, Xhafaj thotë se zëri që dëgjohet në audio nuk është i tij.

Kur kanë kaluar katër ditë nga akuzat e opozitës në adresë të ministrit të Brendshëm, vëllai i tij, Agron Xhafaj iu është dorëzuar dje autoriteteve italiane për t’u përballur me drejtësinë e vendit fqinj lidhur me një vendim të Gjykatës së Kasacionit që e ka dënuar atë me 7.2 vite burg për trafik droge.

Kryeministri Edi Rama, e cilësoi si një manipulim dje materialin e PD-së, duke iu referuar një ekspertize ndërkombëtare për materialin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here